Sport

Muja i saktë nga pika e bardhë në fitoren e Antwerpit

Antwerpi ka kaluar tutje në garën për Kupën e Belgjikës. Të enjten mbrëma, Antwerpi i kategorisë superiore, fitoi ndaj Beverenit të kategorisë së dytë. Ndeshja pas vazhdimeve përfundoi 2:2, ndërsa me penallti Antwerpi fitoi 4:2. Njërën prej penalltive në gol e shndërroi sulmuesi kosovar, Arbnor Muja.

Pos Mujës, si zëvendësues te Antwerpi u aktivizua edhe Laurit Krasniqi.

Ndeshja i takoi raundit të gjatë të kupës së Belgjikës.