Antwerpi ka kaluar tutje në garën për Kupën e Belgjikës. Të enjten mbrëma, Antwerpi i kategorisë superiore, fitoi ndaj Beverenit të kategorisë së dytë. Ndeshja pas vazhdimeve përfundoi 2:2, ndërsa me penallti Antwerpi fitoi 4:2. Njërën prej penalltive në gol e shndërroi sulmuesi kosovar, Arbnor Muja.
Pos Mujës, si zëvendësues te Antwerpi u aktivizua edhe Laurit Krasniqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takoi raundit të gjatë të kupës së Belgjikës.