Sport

Haaland thotë se i frikësohen mbrojtësit e Premier Leagues

Foto: AP/Associated Press
 

Superylli i Manchester Cityt, Erlind Haaland nuk e përjashton mundinë që mbrojtësit e klubeve të Premier Leagues t’ia kenë frikën. “Nuk e di, ju duhet t’i pyesni ata. Ata ndoshta do të thonë jo, por ndoshta janë”, ka thënë Haaland në një intervistë për “Box to Box”.

Haaland u lind në Leeds, ndërsa luan për Norvegjinë prej ku edhe e ka prejardhjen. Sulmuesi 22-vjeçar iu bashkua Manchester Cityt në veën e këtij viti për 60 milionë euro nga Borussia Dortmundi. Ai më herët ka luajtur në Norvegji dhe në Salzburg të Austrisë.