Sport

Daku shënon në eliminimin e Muras

Skuadra e Muras është eliminuar nga Kupa e Sllovenisë pasi ka humbur si mysafire e e Celjes me rezultatin 2:1. Golin e vetëm për Muran e shënoi sulmuesi kosovar, Mirlind Daku. Shtatlarti nga Gjilani shënoi në fillim të pjesën së dytë për të ngushtuar epërsinë në 2:1.

Por, në fund goli i Dakut nuk pati vlerë, pasi ekipi ku luan kosovar u eliminua nga Kupa.

Daku po kalon formë fantastike me Muran këtë sezon. Ka shënuar 11 gola në kampionatin slloven dhe është shënuesi më i mirë. Kurse në total ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 14 gola dhe ka bërë edhe një asistim.