Sport

Guardiola dëshiron edhe dy transferime te City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, raportohet se është i vendosur të transferojë edhe dy futbollistë, pavarësisht se tashmë ka shpenzuar më shumë se 200 milionë funte.

Dy herë kampioni anglez deri tani ka transferuar Bernardo Silvan, Edersonin, Kyle Walkerin, Douglas Luizin, Danilon dhe Benjamin Mendyn.

Sipas “Manchester Evening News”, Guardiola dëshiron të transferojë edhe dy sulmues, ndërsa në radar ka Alexis Sanchezin e Arsenalit dhe Kylian Mbappen e Monacos.