Sport

Taulant Xhaka: Gjithmonë jam gati për kombëtaren

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka mohuar raportimet se ai ka refuzuar një takim me përzgjedhësin e ri të kuqezinjve, Christian Panucci.

Ylli shqiptar, që mungoi në ndeshjet e fundit sa kryetrajner ishte Gianni De Biasi, për shkak të një përplasjeje, thotë se është gjithmonë i gatshëm për kombëtaren.

“Të nderuar Tifozë dhe i nderuar Opinion publik. Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë.

Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panucci kam pas kontakt pozitive.

Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi.

Une do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren.

Në çdo kohë do jem aty dhe Kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim.

Jam krenar që perfaqësoj kombëtaren kuqezi.

Falënderoj trajnerin per interesimin Edhe angazhimin.

Me Respekt Taulant XHAKA”, ka shkruar ai në Facebook.