Sport

Marseille kthehet te fitorja

Marseille është kthyer te fitorja në Ligue 1 të Francës.

Të dielën mbrëma, Marseille e fitoi 1:0 derbin ndaj Lyonit. Ndeshja i ka takuar xhiros së 14-të të kampionatit francez.

Në kampionat, Marseille nuk kishte fituar që nga 30 shtator, kur e mposhti 3:0 Angersin. Samuel Gigot shënoi golin e vetëm ndaj Marseilles.

Marseille mban pozitën e katërt me 27 pikë. Lyoni është i teti me 20 pikë.