Sport

Daku shënon, por pëson disfatë të thellë

Mirlind Daku ka shënuar golin e vetëm për Muran që pësoi disfatë të thellë nga Maribori me shifrat, 5:1. Daku shënoi golin në minutat shtesë të pjesës së parë.

Ai u zëvendësua në minutën e 79-të për t’ia liruar vendin Dardan Shabanhaxhajt.

Daku në minutën e 63-të u ndëshkua me karton të verdhë. Leard Sadriu u zëvendësua pas pjesës së parë, ndërsa te Maribori në stol qëndroi Altin Kryeziu.

Daku ka 11 gola dhe është realizatori më i mirë në elitën sllovene.