Sport

Te Ballkani janë krenarë për rrugëtimin evropian, vlerësojnë se kanë merituar më shumë

 

Ballkani ka fituar ndaj Sivassporit turk dhe ka barazuar me Clujin rumun. Në fund Sivasspori fitoi grupin, ndërsa Cluji avancoi tutje prej vendit të dytë. Kampioni kosovar mbeti i fundit në grup në Ligën e Konferencës dhe u eliminua.

Rrugëtimi debutues i Ballkanit në Evropë përfundoi të enjten mbrëma në Cluj-Napoca të Rumanisë. Pësoi 1:0 nga skuadra e madhe e Rumanisë, Cluji, ndonëse në pjesën e dytë dominoi plotësisht. Edhe në ndeshje tjera Ballkani ka mbetur “duarthatë”, ndonëse është paraqitur mirë.