Sport

Juve me fitoren më të thellë të stinorit

Juventusi ka shënuar fitoren e dytë të njëpasnjëshme në elitën e futbollit të Italisë.

Ishte fitorja më e thellë e “zonjës së vjetër” në këtë sezon.

Të premten në mbrëmje, “bardhezinjtë” fituan bindshëm 4:0 ndaj Empolit, pjesë e të cilit janë Nedim Bajrami dhe Samir Ujkani.

Bajrami luajti nga minuta e 62-të, ndërsa portieri Ujkani ishte në bankën rezervë.

Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 11-të të Serie A.

Moise Kean në minutën e tetë, Weston McKennie në minutën e 56-të, Adrien Rabiot në minutat 82 dhe 94, shënuan për fitoren e thellë të Juventusit të drejtuar nga Massimiliano Allegri.

Juventusi ngjitet në pozitën e shtatë me 19 pikë në 11 ndeshje.

Empoli në pozitën e 11-të, ka 11 pikë në 11 ndeshje.