“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të enjten se Juventusi është duke e monitoruar situatën e portierit gjeorgjian, Giorgi Mamardashvili.
Klubi ka dërguar skautët tek ekipi spanjoll, Valencia, për ta përcjellë nga afër portierin gjeorgjian, në duelin kundër Sevillas në vikend.
Mamardashvili ka qenë titullar në secilën ndeshje të këtij edicioni në La Liga.
22-vjeçari së fundmi e ka vazhduar kontratën me Valencian deri në vitin 2027.