Bayern Munichu pa problem ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë.
“Bavarezët” fituan ndaj Augsburgut si mysafir me rezultatin bindës 5:2.
Megjithatë, vendasit kaluan të parë në epërsi në minutën e nëntë me golin e bukur të Mads Pedersenit.
Bayerni barazoi rezultatin në 1:1 me Eric Maxim Chupo-Moting në minutën e 27-të.
Në fillim të pjesës së dytë, Joshua Kimmich shënoi golin e dytë për Bayernin.
Përpara se Chupo-Moting të realizoi golin e tretë për “bavarezët” dhe të dytin personal në minutën e 59-të.
Ermedin Demiroviq shënoi për Augsburgun për të ngushtuar epërsinë e mysafirëve në 3:2.
Por, Bayerni realizoi edhe dy gola deri në fund për të kompletuar fitoren bindëse.
Jamal Musiala (74’) dhe Alphonso Davies (90+1) shënuan dy golat e fundit.
Elvis Rexhbeqaj ishte titullar tek Augsburgu.