Mirlind Daku ka vazhduar me formë të shkëlqyer në elitën e futbollit të Sllovenisë.
Daku të dielën në kuadër të xhiros së 13-të të elitës së futbollit slloven, shënoi dy gola në fitoren 3:0 të skuadrës së tij ndaj Radomljes. Daku e shënoi golin e parë në minutën e tretë, ndërsa me golin e tij u vulos edhe rezultati final i takimit në minutën e 74-rt.
Luajti deri në minutën e 77-të. Leard Sadriu e kompletoi ndeshjen te Mura, ndërsa Dardan Shabanhaxhaj u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të.
Francesco Tahiraj luajti te Radmolje për 66 minuta. Daku prinë në listën e realizatorëve më të mirë në kampionatin slloven me 10 gola. Mura është e katërta në tabelë pas 13 ndeshjeve me 20 pikë, 13 më pak se liderja, Lubjana.