Sport

Shotani: Barazimi, rezultat real

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka thënë se barazimi 1:1 me Ballkanin ishte rezultat real i takimit në Skenderaj.

“Duke pasur parasysh që skuadra e Ballkanit po na bën krenarë të gjithëve në Kosovë, ka qenë motiv shtesë. I kemi pasur parasysh vlerat e Ballkanit dhe i kemi marrë të gjitha masat. Jemi munduar t’ia dalim me kundërsulme. Patëm telashe në pjesën e parë dhe kundërshtari kishte shumë krosime dhe na krijoi telashe”, ka theksuar Shotani. “Në pjesën e dytë shënuam një gol dhe patëm disa kundërsulme tjera. Qëllimi ynë ishte që mos të pranojmë gol. Por duke pasur parasysh cilësinë që ka Ballkani, pësuam një gol të lehtë. Mendoj që 1:1 është rezultat real”, ka shtuar trajneri i Drenicës.