Pas Real Madridit e Liverpoolit, edhe skuadra e Chelseat është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Jude Bellingham, raporton “The Sun”, të enjten. Bellingham do të largohet në fund të këtij edicioni nga Borussia Dortmundi, me ekipin gjerman që tashmë i ka caktuar çmimin.
Për ta lënë të lirë Bellinghamin në verën e vitit të ardhshëm, Dortmundi po kërkon 100 milionë euro. 19-vjeçari po shkëlqen edhe këtë edicion te Dortmundi, pasi ka shënuar pesë gola e ka asistuar dy herë në 15 ndeshje.
Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2025.