Vedat Muriqi është dënuar me dy ndeshje moslojë.
Sulmuesi shtatlartë i Kosovës, për shkak të suspendimit, do të mungojë në ndeshjen kundër Sevillas të shtunën, dhe kundër Real Sociedadit të mërkurën.
Muriqi mori direkt karton të kuq në takimin e së hënës kundër Elches.
Ai është dënuar për sjellje josportive.
“Qëlloi në fytyrë me dorë kundërshtarin derisa po zhvillohej loja”, thuhet në njoftimin për dënimin e tij.
Pash shikimit të situatës në VAR, gjyqtari kryesor Pizarro Gomez, e përjashtoi atë nga loja.
Në ndeshjen kundër Elches, Muriqi e realizoi një gol nga penalltia, ndërsa një penallti tjetër e humbi.
28-vjeçari në tetë ndeshje të luajtura në këtë edicion të La Ligas ka shënuar katër gola.