Sport

Shkëputja e hershme e Dritës dhe Ballkanit në garën për titull të kampionit

 

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka mbetur prapa me ndeshje në sezonin aktual të Superligës. Ka luajtur tetë ndeshje. Por, ekipi nga Suhareka nuk ka mbetur prapa në garën për titull. Në fakt Ballkani po lufton suksesshëm në dy “fronte”, në Superligë dhe në Ligën e Konferencës.

Në kampionat, Ballkani është vetëm tri pikë prapa lideres Dritës, që ka dy ndeshje më shumë të luajtura. Zë vendin e dytë me 21 pikë. Prej tetë ndeshjeve, Ballkani ka pësuar vetëm një disfatë. Humbjen e pësoi nga Drita, që ka shtatë fitore dhe tri brazime. Drita është lidere me 24 pikë, ndërsa është para rivalit të qytetit, Gjilani, plot nëntë pikë. Gjilani zë vendin e tretë.