Pas largimit të Arbnor Morinës, Ferizaj të martën ka prezantuar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për kroatin, Andrej Panadiq.
Trajneri 53-vjeçar u lind në Zagreb, ndërsa shquhet për karrierën si lojtar. “Trajneri Panadic në të kaluarën ka bashkëpunuar edhe me trajner të rëndësishëm kroat si Niko Kovaq, Ante Çaçiq dhe Zlatko Daliq.
Vendimi për të nënshkruar me trajnerin Panadic, ka ardhur pas mbledhjes së Bordit Drejtues të FC Ferizajt”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e Ferizajt. Panadiq karrierën si trajner e ka nisur te Radniku, ndërsa ka punuar edh te LASK Linzi në Austri, Istra dhe së fundmi ishte në Rudar Velenje. Panadiq do të mbërrij të mërkurën në Kosovë për të nënshkruar marrëveshjen me Ferizajn.