Kosova U17 përfundon e fundit në grup në kualifikimet për “Euro 2023”

Kosova U17 përfundon e fundit në grup në kualifikimet për “Euro 2023”
Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll, e ka mbyllur fazën kualifikuese për “Euro 2023” në pozitën e fundit.
Në ndeshjen e tretë dhe të fundit, “dardanët” e rinj barazuan 1:1 me Finlandën, të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshjet e Grupit të tetë kualifikues ku ishte edhe Kosova u luajtën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Golin për Kosovën e shënoi Luan Lleshi nga penalltia në minutën e gjashtë.
Në fakt përfaqësuesja kosovare ishte afër fitores, por tre minuta para fundit, zëvendësuesi Aapo Bostrom barazoi rezultatin në 1:1.
Përveç barazimit me Finlandën U17, Kosova ka humbur nga Italia 5:2 dhe Greqia 5:0.
Me një pikë, Kosova eliminohet në fazën e parë kualifikuese për Evropianin e vitit 2023.
Në vitin 2021, Kosova U17 e kishte kaluar fazën e parë, duke u kualifikuar deri në “Elit Round”, por më pas pësoi tri humbje për tu eliminuar këtë vit.
Futboll, Kosova U17 në epërsi pas pjesës së parë
Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll po avancon pas pjesës së parë ndaj Finlandës me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë gjatë 45 minutave të para, e ka shënuar Luan Lleshi nga penalltia në minutën e gjashtë.
Kjo ndeshje i takon Grupit 8 të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Dy ndeshjet e para, me Italinë dhe Greqinë, Kosova i ka humbur. Kjo është ndeshja e fundit në grup.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kthimi i Dardanit në formë, alarm për kundërshtarët

Pas 251 ndeshjeve rresht, Inaki Williams mungon për shkak të një lëndimi

Real Madridi lëshon pikë të rëndësishme

Edhe një hap gjigant i Napolit drejt titullit

Reimsi shokon Parisin në fund

Danimarka, kampione e botës në hendboll

E bronzta e Lorianës për vazhdim të ecurisë pozitive

PSV-ja synon transferimin e Januzajt

Atletico u kthehet fitoreve në udhëtim në La Liga

Torino interesohet për Bardhin

Fitore e thellë e Prishtinës në Rahovec
