Real Madridi është duke menduar që të gjejë një zëvendësues për Karim Benzeman, në momentin kur francezi të largohet nga klubi.
“Sky Sports” të martën shkruan se te Reali e shohin Erling Haalandin e Manchester Cityt si ideal për ta zëvendësuar Benzeman.
Francezit i skadon kontrata me klubin spanjoll në verën e vitit 2023, por bëhet e ditur se Benzema dëshiron që të qëndrojë te Reali të paktën deri në vitin 2024.
Pikërisht në këtë vit, mund ta aktivizohet klauzola e lirimit e Haalandit për tu larguar nga City.