Federata e Futbollit të Rumanisë ka nisur t’u jap kahje politike ndeshjeve me Kosovën. Kosova e Rumania janë në një grup në eliminatoret për Euro 2024. Një politikan rumun ka propozuar që Rumania mos të luaj me Kosovën dhe të humb ndeshjet me rezultatin 3:0. Rumania nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Dhe Federata e Futbollit të Rumanisë ka njoftuar të hënën se do të diskutojë me Qeverinë e Rumanisë lidhur me ndeshjet ndaj Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur sajti gsp.ro.
“Marrë në konsideratë faktin që Rumania dhe Kosova janë në një grup në kualifikimet për Euro 233024 dhe duke marrë për bazë situatën gjeopolitike, Federata e Futbollit të Rumanisë do të ketë dialog me Qeverinë e Rumanisë për të mësuar kushtet për ndeshjet në të cilat përfaqësuesja jonë do të takohet me Kosovën”, shkruan në përgjigjen e Federatës rumune për sajtin “gsp.ro”.
-
Në Rumani nuk duan të përballen më me Kosovën
-
Federata rumune me rekomandime për tifozët që udhëtojnë në Kosovë
-
Për shkak të situatës në veri, tifozëve rumunë pritet t’u ndalohet ardhja në Prishtinë
-
Në kohën e diskutimeve të shumta, Rumania mposht thellë Kosovën, FFK-ja hesht
-
Dorëzohet Rumania për ndeshjet me Kosovën: Sporti s’është politikë