Seleksionuesi i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se duket ironike se sa shpesh po luan kundër Italisë.
Anglia ka rënë me Italinë në Grupin C të eliminatoreve për Euro 2024. Në këtë grup janë edhe Ukraina, Maqedonia e Veriut e Malta.
Anglia kishte luajtur me Italinë në finale të Euro 2020, të cilën Italia e fitoi pas penalltive.
Po ashtu dy përfaqësueset luajtën në një grup në Ligën e Kombeve.
“Dukej se po luanim çdo pesë minuta kundër Kroacisë jo shumë kohë më parë dhe tash duket situatë e njëjtë me Italinë”, ka thënë Southgate, raporton BBC.
E seleksionuesi i Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se grupi ishte shumë i mirë.
“E kam ditur se do të kemi Anglinë apo Francën, por është në rregull. Është një grup i mirë me pesë përfaqësuese, s’ka ndeshje të lehtë”, ka thënë Mancini.