Manchester City ka shënuar fitoren e gjashtë rresht në të gjitha garat. “Qytetarët” të shtunën në kuadër të xhiros së 10-të të Premier Leagues, mposhtën Southamptonin me rezultatin 4:0, ndërsa tjetër gol realizoi Erling Haaland.
Serinë e golave në fakt e hapi mbrojtësi portugez Joao Cancelo, kur realizoi në minutën e 20-të me gjuajte të fuqishme pas asistimit të Phil Fodenit.
Foden realizoi vetë 12-të minuta më vonë dhe me dy gola epërsi, City i drejtuar nga Pep Guardiola shkoi në pushim mes pjesëve.
Katër minuta pas pushimit, Riyad Mahrez shënoi me vollej-gjuajtje pas harkimit të Rodrit, ndërsa Haaland e mbylli çështjen e fituesit në minutën e 65-të me golin e 15-të të sezonit në Premier League. Ishte goli i 20-të në 13 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për 22-vjeçarin, i cili ka edhe tri asistime në Premier League.
City pas nëntë ndeshjeve të luajtura ka 23 pikë. 21 pikë i ka Arsenali, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.