Sport

Bajrami i lumtur që mbeti tek Empoli

Reprezentuesi i Shqipërisë, Nedim Bajrami ka thënë se është i lumtur që nuk u largua nga Empoli këtë verë, përkundër ofertave që i pati. Ai ka shtuar se është i lidhur me Empolin dhe do të bëjë të pamundurën për ta ndihmuar ekipin të arrij synimin që e ka këtë edicion, raporton “Tuttomercatoweb” të premten.

Bajrami para fillimit të këtij edicioni u kërkua me ngulm nga Fiorentina që nuk arriti ta bind Empolin në lirimin e tij.

“Ka pasur zëra gjatë afatit kalimtar, por unë jam i lumtur që nuk u largova nga Empoli. Jam i lidhur me këtë klub dhe do të jap më të mirën nga vetja për ta ndihmuar me asistime e gola”, tha Bajrami.

23-vjeçari këtë edicion ka një gol në tetë paraqitje kampionale, ndërsa është pjesë e Empolit prej vitit 2020.

Me Empolin, Bajrami ka kontratë deri në vitin 2024.