Sport

Haalandi ka pagë javore mbi një milion euro te City

Erling Haaland - Manchester City - rekorde dhe gola

Sulmuesi Erling Haaland merr pagë javore pak më shumë se një milionë euro te skuadra e Manchester Cityt, ka zbuluar “Sportsmail” të enjten. Superylli norvegjez, i cili iu bashkua Cityt para fillimit të këtij edicioni, me këtë pagë është dukshëm futbollisti më i paguar në Angli.

Mësohet se 22-vjeçari merr pagë bazike në linjë me lojtarët tjerë më të paguar të Cityt, por bonuset e shumta që i ka të përfshira në kontratë, i mundësojnë atij të marrë rreth 900 mijë funte në javë.

E kushtet e ofruara nga City janë edhe arsyeja që Haaland refuzoi të gjitha ekipet tjera për t’iu bashkuar kampionit të Anglisë, te i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë. Ai ka shënuar 19 gola në 12 paraqitje në të gjitha garat deri më tani për skuadrën e trajnerit Pep Guardiola.