Liga e Konferencës: Ballkani me fitore historike në Turqi

- 20:44Liga e Konferencës: Ballkani me fitore historike në Turqi
- 20:39Liga e Konferencës: Çfarë drame, Ballkani sërish në epërsi
- 20:38Liga e Konferencës: Shokohet Ballkani, pëson gol në kohën shtesë
- 20:25Liga e Konferencës: Sivasspori ngushton rezultatin
- 20:12Liga e Konferencës: Tjetër supergol i Ballkanit, 3:1 ndaj Sivassporit
- 20:09Liga e Konferencës: Ballkani po e mban epërsinë ndaj Sivassporit pas një ore lojë
- 19:39Liga e Konferencës: Ballkani në epërsi pas pjesës së parë
- 19:19Liga e Konferencës: Ballkani në epërsi ndaj Sivassporit
- 19:07Liga e Konferencës: Thaqi me supergol barazon rezultatin
- 18:49Liga e Konferencës: Ballkani pëson gol pas 32 sekondave
- 17:31Ballkani publikon formacionin
Liga e Konferencës: Ballkani me fitore historike në Turqi
Ballkani i Suharekës vazhdon të prek nivele të reja, gjithnjë e më të larta. Kampioni i Kosovës në futboll të enjten mbrëma ka shënuar edhe një tjetër sukses historik. Ballkani bëhet skuadra e parë kosovare që fiton ndeshje në fazën grupore të kupave evropiane.
Në Sivas të Turqisë, Ballkani ka fituar 4:3 ndaj skuadrës vendase, Sivasspor.
Ndeshja i ka takuar grupit G të Ligës së Konferencës dhe ishte skajshmërisht dramatike.
Ballkani ka shënuar fitoren e madhe, ndonëse ndeshjen e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme.
Pas vetëm 32 sekondave, Ballkani pësoi gol. Fredrik Ulvestad shënoi me goditje nga zona, pas një reagimi të zbehtë në mbrojtjen suharekase.
Por kjo nuk e dëshpëroi skuadrën e Ilir Dajës. Armend Thaqi, që ishte kapiten në këtë ndeshje, shënoi supergol në minutën e 20-të për rezultatin 1:1. Në minutën e 31-të ishte Arbër Potoku që shënoi nga afërsia për epërsinë 2:1 të Ballkanit. Për të asistoi Ermal Krasniqi.
Me rezultatin 2:1 përfundoi pjesa e parë.
Loja ishte e hapur edhe në të dytën, ndërsa Meriton Korenica konkretizoi aksionin model të Ballkanit, për rezultatin 3:1. Ai shënoi pas asistimit të Armend Thaqit në minutën e 66-të.
Më pas skuadra turke është hedhur në sulm. Ka ngushtuar rezultatin në minutën e 75-të, kur realizoi Erodgan Yesilyurt.
Turqit kanë insistuar për barazim dhe ndeshja u bë edhe e tensionuar. Në minutën e 91-të, Mustapha Yatabare shënoi për 3:3.
Por ky nuk ishte akti i fundit i dramës futbollistike. Në minutën e 94-t, Ermal Krasniqi shënoi për fitoren e madhe të Ballkanit. Fitoren historike edhe për futbollin kosovar në përgjithësi.
Ndonëse me mungesa, Ballkani ishte i trimëruar për ndeshjen me Sivassporin. Barazimi 1:1 me Clujin rumun në ndeshjen e parë dhe paraqitja e mirë ndaj Slavia Pragës në humbjen 3:2, ka bërë që Ballkani të udhëtoi me vetëbesim drejt Turqisë. Dhe prej atje kthehet me fitore që e fut fuqishëm në garë për kalim në raundin nokaut.
Liga e Konferencës: Çfarë drame, Ballkani sërish në epërsi
Ballkani ka kthyer epërsinë ndaj Sivassporit.
Për 4:3 ka shënuar Ermal Krasniqi në minutën e 94-t.
Liga e Konferencës: Shokohet Ballkani, pëson gol në kohën shtesë
Ballkani po e lëshon nga dora fitoren ndaj Sivassporit. Kampioni kosovar ka pranuar gol në minutën e 91-të.
Sërish realizator ishte Erdogan Yesilyurt.
Tani rezultati është 3:3.
Liga e Konferencës: Sivasspori ngushton rezultatin
Sivasspori ka ngushtuar rezultatin në ndeshjen ndaj Ballkanit.
Golin e dytë për skuadrën turke e shënoi Erdogan Yesilyurt në minutën e 75-të.
Rezultati është 3:2 në të mirë të Ballkanit.
Liga e Konferencës: Tjetër supergol i Ballkanit, 3:1 ndaj Sivassporit
Ballkani ka shënuar edhe një tjetër supergol ndaj Sivassporit.
Ballkani prej minutës së 66-të po udhëheq 3:1.
Golashënues ishte Meriton Korenica, ndërsa bashkëveprimi me Armend Thaqin ishte mjeshtëror.
Liga e Konferencës: Ballkani po e mban epërsinë ndaj Sivassporit pas një ore lojë
Pjesëloja e dyta ka nisur me shumë shanse, si nga Sivasspori që po tenton të barazojë rezultatin, ashtu nga Ballkani që po tregohet i rrezikshëm në kundërsulme.
Pas një ore loje, Ballkani po avancon në ndeshjen që po luhet në Turqi me rezultatin 2:1.
Liga e Konferencës: Ballkani në epërsi pas pjesës së parë
Ndonëse pranoi gol pas vetëm 32 sekondave, Ballkani është në epërsi pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Sivassporit. Ndeshja në Sivas të Turqisë i takon fazës grupore të Ligës së Konferencës.
Në minutën e parë vendasit shënuan përmes Fredrik Ulvestad. Në minutën e 20-të, Armend Thaqi shënoi supergol për të barazuar shifrat në 1:1. Ndërkohë për 2:1 shënoi Arbër Potoku në minutën e 31-të.
Liga e Konferencës: Ballkani në epërsi ndaj Sivassporit
Ballkani po luan ndeshje të madhe në Turqi. Në minutën e 31-të, Ballkani ka kaluar në epërsi. Arbër Potoku ka shënuar nga afërsia, pas një asistimi të Ermal Krasniqit.
Ekipi kosovar kishte pësuar që në minutën e parë, por tashmë po udhëheq 2:1.
Liga e Konferencës: Thaqi me supergol barazon rezultatin
Armend Thaqi ka shënuar supergol për ta barazuar rezultatin në ndeshjen e Ballkanit ndaj Sivassporit.
Thaqi shënoi me goditje nga distanca në minutën e 20-të.
Liga e Konferencës: Ballkani pëson gol pas 32 sekondave
Ballkani e ka nisur shumë keq ndeshjen ndaj Sivassporit.
Skuadra turke ka kaluar në epërsi që në minutën e parë, saktësisht pas 32 sekondave.
Fredrik Ulvestad shënoi nga zona pas ndërhyrjes së zbehtë të mbrojtjes së Ballkanit.
GOLI:
https://streamja.com/20lqk?fbclid=IwAR3ECAG4AOszQcuxgsrMjXUzpVKB-HInfhdzec8sQoQ_BH5zdNlVtAXZoog
Ballkani publikon formacionin
Është publikuar formacioni i Ballkanit për ndeshjen me Sivassporin, që zhvillohet nga ora 18.45.
Ballkanit i mungojnë lojtarë të rëndësishëm si Edvin Kuç, Nazmi Gripshi e Astrit Thaqi, që është i suspenduar.
Ilir Daja ka vendosur për formacionin 4-3-3.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Agim Ademi të mërkurën në Polici, të martën u intervistua një zyrtar tjetër i FFK-së

Gjyqtarët në Angli do t’i ndalin ndeshjet për lojtarët që agjërojnë

Kosova U16 pëson disfatë nga Bullgaria

Gjilani në procedurë disiplinore

Policia: Ndaj Agim Ademit nuk ka urdhërarrest, ai intervistohet nesër

Kompletohet përfaqësuesja, Muriqi beson në kualifikim

Norvegjia mbetet pa Haalandin

Mbappe merr shiritin e kapitenit te Franca

PSG-ja në garë për Pereiran

Roma monitoron Lukakun

Okafori drejt Arsenalit
