Sport

Shtohet konkurrenca angleze për Leaon

Descriptive Text

Tottenhami është ekipi i fundit nga Anglia që ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, portugezin Rafael Leao. “Calciomercato” raporton se Tottenhami është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për ta bindur Milanin në lirimin e Leaos në fund të këtij edicioni.

23-vjeçari ende nuk ka arritur marrëveshje me ekipin italian për rinovimin e kontratës dhe ka tërhequr interesim të madh nga klubet angleze. Krahas Tottenhamit, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Chelsea, Manchester City e Manchester Unitedi.

Këtë edicion, Leao ka katër gola e shtatë asistime në 10 paraqitje për Milanin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.