Sport

Lopetegui drejt Anglisë

 

Trajneri Julen Lopetegui, që u shkarkua të mërkurën mbrëma nga Sevilla, pritet që brenda kësaj jave ta marrë drejtimin e një ekipi në Premier League. “Sky Sports” të enjten bën të ditur se skuadra e Wolverhamptonit ka shprehur interesim për trajnerin spanjoll.

Klubi anglez ka kontaktuar menjëherë Lopeteguin pas shkarkimit dhe gjasat janë të mëdha që marrëveshja mes palëve të arrihet ditëve në vijim. Te Wolvesi, Lopetegui do ta zëvendësonte portugezin Bruno Lage që u shkarkua ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.