Sport

Guardiola insiston se Haalandi është i lumtur te City

Erling Haaland është “shumë i lumtur” te Manchester City, ka thënë Pep Guardiola, i cili hodhi poshtë spekulimet për një klauzolë lirimi të tij.

Mediumi “Goal.com” ka konfirmuar të mërkurën se nuk ka marrëveshje të Haalandit që do t’i mundësonte atij kalimin te Real Madridi në vitin 2024 për 200 milionë euro.

Haalandi shënoi golin e 19-të në 12 ndeshje për skuadrën e Manchester Cityt.

Dy golat e fundit i realizoi në Ligën e Kampionëve kundër Copenhangenit.

“Nuk është e vërtetë. Haalandi nuk ka klauzolë lirimi për Real Madridin apo ndonjë skuadër tjetër. Spekulime, njerëzit flasin. E ndiej se ai është shumë i lumtur këtu dhe do të mundohemi t’i bëjmë të lumtur të gjithë”, theksoi Guardiola pas ndeshjes.