Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi titullar në humbjen e Dinamo Zagrebit

Salzburgu e ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Ekipi austriak e ka mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultatin 1:0, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit E.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin e fitores për Salzburgun e ka shënuar Noah Okafor nga penalltia në minutën e 71-të.

Ekipi kroat ia doli të shënojë në minutën e 94-t me Josip Drmiq, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Te Dinamo titullar ishte kapiteni Arijan Ademi, i cili u ndëshkua me karton të verdhë. Kurse te Salzburgu mungoi talenti kosovar, Dijon Kamberi që është i lënduar.

Për Dinamon ishte disfata e dytë. Ka një fitore ndaj Chelseat. Salzburgu ka një fitore dhe dy barazime deri me tani pas tri ndeshjeve të luajtura.