Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë në konferencën për media të mërkurën se Cristiano Ronaldo është i lumtur te skuadra që ai drejton.
Sipas trajnerit holandez, Ronaldo është i frusturuar kur nuk luan, por që nuk ka asgjë të vërtetë sa i përket zërave për largim në janar.
“Unë nuk shoh se ai është i pakënaqur. Ai është i lumtur, po stërvitet mirë dhe po kënaqet, tha Ten Hag, një ditë para ndeshjes në Ligën e Evropës kundër Omonia Nicosias.
Ten Hagu e mbajti në bankën e rezervistëve Ronaldon, duke mos e inkuadruar në lojë në humbjen e thellë kundër Manchester Cityt 6:3.