Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni vendos rekord të ri në “Champions”

Bayern Munichu ka vendosur rekord të ri në Ligën e Kampionëve pasi mposhti Viktoria Plzenin 5:0 në “Allianz Arena” të martën mbrëma.

Bavarezët tani kanë 31 ndeshje të fazës grupore pa disfatë. Është rekord i ri në Ligën e Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë kësaj periudhe, Bayerni ka vetëm tri barazime, ndërsa të tjerat i ka të gjitha fitore.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Julian Nagelsmann, e arriti këtë sukses pas shënimëeve nga Leroy Sane, Serge Gnabry, Sadio Mane dhe Jean-Eric Maxim Choupo-Moting.

Hera e fundit kur Bayerni u mposht në fazën e grupeve ka qenë në vitin 2017 nga Paris Saint-Germaini, 3:0.