Trajneri italian Gianni De Biasi ka rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, duke iu dhënë fund shpresave për një kthim të mundshëm te Shqipëria.
Rinovimin e kontratës me De Biasin e ka zyrtarizuar edhe federata e Azerbajxhanit të martën në sajtin e saj zyrtar. Me rinovimin e kontratës, De Biasi do të jetë në krye të Përfaqësueses së Azerbajxhanit deri në nëntorin e vitit 2023.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPra, ai do ta udhëheq Azerbajxhanin edhe në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
“Kontrata me trajnerin e përfaqësueses së Azerbajxhanit, Gianni De Biasi, është rinovuar edhe për një cikël eliminator”, thuhej ndër të tjera në vendimet e Komitetit Ekzekutiv të Federatës.
De Biasi është mori drejtimin e Azerbajxhanit në vitin 2020 dhe firmosi kontratë dyvjeçare. 66-vjeçari ka qenë trajner i Shqipërisë për gjashtë vjet dhe ka arritur suksesin më të madh në histori të futbollit shqiptar. Ai e pati kualifikuar Shqipërinë në Evropianin e vitit 2016.