Krerët e Sevillas pritet së shpejti të reagojnë pas startit të dobët të klubit këtë edicion në La Liga. “AS” raporton të martën se klubi brenda kësaj jave do të marrë vendim për shkarkimin e trajnerit Julen Lopetegui për shkak të rezultateve të dobëta.
Pesë pikë në shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani në kampionat kanë bërë që drejtuesit e klubit të kërkojnë opsione për ta zëvendësuar Lopeteguin.
Tre opsionet e mundshme për ta zëvendësuar Lopeteguin, i cili ka kontratë deri në vitin 2024, janë Rafael Benitez, Jorge Sampaoli dhe Mauricio Pochettino. Lopetegui është në krye të ekipit prej sezonit 2019/20.