Sport

Muja grumbullohet për herë të parë te lideri belg

Arbnor Muja është grumbulluar për herë të parë te lideri i Belgjikës, Antwerpi.

Ai është në stol te Anwerpi që sonte prej orës 18:30 luan në udhëtim ndaj Kortrijkut, në kuadër të xhiros së 10-të të elitës së futbollit të Belgjikës.

Antwerpi është lider me 27 pikë, ndërsa ka një ndeshje më pak se Genku që është i dyti me 25 pikë.

Muja muaj më parë u transferua nga Drita te Antwerpi, ndërsa për një periudhë u raportua se ishte i lënduar.