Sport

Sportingu fiton turneun e FIBA-s në Mitrovicë

Descriptive Text

Sportingu portugez ka fituar turneun kualifikues të FIBA Europe Cup që prej të martës e deri të premten është zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Të premten, Sportingu fitoi finalen ndaj Antwerp Giants të Belgjikës me rezultatin 98:85. Kështu Sportingu është kualifikuar në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Sportingu në gjysmëfinalen dramatike e kishte mposhtur Goettingenin gjerman me rezultatin 84:83. Në gjysmëfinalen tjetër, Antwerpi belg kishte mposhtur AEK Larnacan e Qipros me shifrat 76:60. Gjysmëfinalet ishin luajtur të mërkurën.

Të martën në çerekfinale, AEK-u fitoi ndaj skuadrës islandeze, Thor Thorlakshofn. Ndërkohë Goettingeni fitoi ndaj Trepçës nikoqire me rezultatin 76:62. Në ndeshjen e Trepçës, palestra ishte thuajse e mbushur.

Në ndeshjet tjera kishte pak shikues.

Të premten në finale, Marcus Lovett Jr udhëhoqi Sportingun me 32 pikë. Kalev/Cramo e Estonisë, që kishte eliminuar Sigal Prishtinën në gjysmëfinale, fitoi turneun e organizuar në Lituani e që i takoi grupit B. Kalevi në finale e mposhti Craiovan rumune me shifrat 84:79.