Sport

Juventusi favorit për Tielemansin

Juventusi ka parakaluar ekipet e tjera në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit Youri Tielemans. “Calciomercato” bën të ditur se Juventusi tashmë është favorit për belgun, i cili ka gjasa të mëdha që të transferohet në Itali. 

Juventusi tashmë ka kontaktuar me Tielemansin, i cili në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë. Thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur në parim dhe në janar Tielemans do të firmos parakontratë me Juventusin.

25-vjeçari prej vitit 2019 është pjesë e Leicester Cityt dhe ka vendosur të largohet nga ekipi anglez në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata. Këtë edicion, Tielemans ka një gol e një asistim në shtatë ndeshje në Premier League, ndërsa interesim për transferimin e tij kanë shfaqur edhe Liverpooli e Arsenali.