Sport

Newcastle zyrtarizon sulmuesin Kuol

 

Newcastle Unitedi ka siguruar shërbimet e sulmuesit premtues Garang Kuol. Ekipi anglez të premten ka zyrtarizuar transferimin e 18-vjeçarit nga ekipi australian Central Coast Mariners.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por Kuol do t’i bashkohet Newcastlet në muajin janar të vitit të ardhshëm. Sulmuesi i ri ishte njëri prej futbollistëve më premtues në A-League të Australisë, ndërsa me ekipin e parë të Marinersave ka debutuar vitin e shkuar.