Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, qëndron sot në Kosovë

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Gianni Infantino, të premten do të bëjë vizitë zyrtare në Kosovë.

Presidenti i FIFA-s do të takohet me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës, me komunitetin e futbollit dhe me krerët e institucioneve shtetërore, ka njoftuar FFK-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi të kryejë takimet, Infantino dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, do të mbajnë konferencë për shtyp, në orën 15:00.

Presidenti i FIFA-s të enjten ka qëndruar në Shqipëri. Atje bëri inaugurimin e Shtëpisë së Futbollit.

Infantino për herë të parë e viziton Kosovën.