Sport

Miliku bind Juventusin

Krerët e Juventusit kanë marrë vendim përfundimtar për të ardhmen e sulmuesit Arkadiusz Milik, i cili është i huazuar për një vit nga Marseille.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të enjten, se Juventusi ka vendosur ta bëjë të përhershëm transferimin e polakut duke paguar dhjetë milionë euro për blerjen e plotë të kartonit të tij.

Te Juventusi janë të kënaqur me paraqitjet e Milikut, të cilin e huazuan në fillim të këtij sezoni nga Marsielle.

28-vjeçari ka shënuar tri gola në gjashtë ndeshje me fanellën e Juventusit në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin francez deri në verën e vitit 2025.