Sport

Juventusi pas Williamsit

 

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Nico Williams, raporton “Tuttosport” të enjten. Juventusi po synon transferimin e 20-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit dhe pritet së shpejti ta kontaktojë Athletic Bilbaon.

Williams ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, ndërsa me Bilbaon ka kontratë deri në vitin 2024. Këtë edicion, Williams ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime në gjashtë ndeshje të luajtura në La Liga.