Sport

Mo Farah nuk do të vrapojë në maratonën e Londrës

Kampioni i katërfisht olimpik, Mo Farah, është tërhequr nga maratona e Londrës që mbahet të dielën, pas një lëndimi në ijë.

Do të ishte maratona e tij e plotë që nga viti 2019.

39-vjeçari që është gjashtë herë kampion i Botës ka garuar në gjysmëmaratonën e Londrës më herët gjatë këtij muaji, si pjesë e përgatitjeve.

Britaniku Farah ka thënë se është shumë i dëshpëruar dhe ka shtuar se ka bërë çdo gjë që ka mundur, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për këtë garë.