Sport

Danimarka do të paraqitet me fanella për të protestuar ndaj Katarit

 

Përfaqësuesja e Danimarkës do të paraqitet me fanella të veçanta në kampionatin botëror “Katari 2022”. Futbollistët e Danimarkës do të veshin fanella që protestojnë ndaj të drejtave të njeriut të vendit pritës Katarit, me një opsion të zi të zbuluar, të mërkurën, për të nderuar punëtorët emigrantë që vdiqën gjatë punimeve të ndërtimit për turneun që nis në fund të muajit nëntor.

“Ngjyra e zisë”, tha prodhuesi i fanellave “Hummel” në një postim në Instagram, duke lëshuar dizajnin e zi të zgjedhjes së tretë për Danimarkën. “Ndërsa ne mbështesim ekipin kombëtar danez gjatë gjithë rrugës, kjo nuk duhet të ngatërrohet me mbështetjen për një turne që ua ka kushtuar jetën mijëra njerëzve”.