Fitore me shkëlqim e Kosovës në fund të një cikli të vështirë

- 22:34Fitore me shkëlqim e Kosovës në fund të një cikli të vështirë
- 22:28Muriqi shënon për 5:1
- 22:25Qipro shënon golin e parë
- 21:56Muriqi shënon për epërsinë e lartë të Kosovës
- 21:51Kosova udhëheq 3:0
- 21:33Kosova udhëheq 2:0 pas pjesës së parë
- 21:31Gol tjetër i Kosovës
- 21:07Kosova në epërsi ndaj Qipros
- 21:02Kosova kërkon golin e epërsisë
- 20:47Qipro me rast të mirë që në minutën e parë
Fitore me shkëlqim e Kosovës në fund të një cikli të vështirë
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shfaqur potencialin e saj në ndeshjen ndaj Qipros. Të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi bindshëm, 5:1 ndaj Qipros. Futbollistët e Kosovës kanë dominuar plotësisht dhe paraqitjen impresive e kanë kurorëzuar me fitore të lartë.
Kosova ka përfunduar e dyta në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve. I mblodhi nëntë pikë në gjashtë ndeshje. Grupin e ka fituar Greqia me 15 pikë. Kosova edhe në edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Është pritur reagimi i Kosovës pas humbjes së papritur në udhëtim te Irlanda e Veriut.
Dhe reagimi erdhi.
Florent Muslija shënoi gol të bukur në minutën e 22-të për 1:0. Ai realizoi me goditje nga zona. Në fund të pjesës së parë (45+1’), Kosova e shënoi golin e dytë. Ishte Donat Rrudhani që realizoi pas asistimit të Vedat Muriqit.
Në pjesën e dytë Kosova ishte edhe më bindëse. Menjëherë në minutën e 47-të Elbasan Rashani shënoi për 3:0. Ai përfitoi pas një topi të kthyer. Fillimisht goditi Muriqi.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi shënoi për 4:0 në minutën e 52-të, ndërsa realizoi gol të bukur me goditje me kokë në minutën e 84-t për rezultatin 5:1. Valentin Roberge shënoi golin e vetëm për Qipron, në minutën e 81-të.
Kosova tani mund të bëhet gati për kualifikimet për Euro 2024. Kundërshtarët i mëson pas disa javësh, ndërsa ndeshjet e para i luan në mars. Dhe fitorja bindëse ndaj Qipros do të shërbejë që atmosfera të jetë dukshëm më e mirë.
Qipro do të luajë në plejaut për të mbetur në Ligën C.
Muriqi shënon për 5:1
Vedat Muriqi e ka shënuar edhe një gol për Kosovën ndaj Qipros.
Muriqi shënoi për 5:1 në minutën e 84-t. Ai shënoi me asistim të Milot Rashicës.
Qipro shënon golin e parë
Qipro ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Kosovës.
Për 4:1 ka shënuar Valentin Roberge në minutën e 81-të. Ai shënoi gol të bukur me goditje nga zona
Muriqi shënon për epërsinë e lartë të Kosovës
Vedat Muriqi e ka shënuar golin e katërt për Kosovën. Ai shënoi në minutën e 52-të pas asistimit të Florent Muslijës.
Kosova po fiton 4:0 ndaj Qipros në “Fadil Vokrri” në Pristhinë.+
Kosova udhëheq 3:0
Kosova po udhëheq 3:0 ndaj Qipros. Menjëherë në minutën e 46-të, Elbasan Rashani ka shënuar me goditje nga zona.
Fillimisht Vedat Muriqi qëlloi shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer përfitoi Rashani.
Kosova udhëheq 2:0 pas pjesës së parë
Kosova po udhëheq 2:0 pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Qipros. Është Florent Muslija që ka shënuar golin e parë në minutën e 22-të. Për 2:0 shënoi Donat Rrudhani në minutën e parë të kohës shtesë (45+1’).
Me fitore, Kosova siguron pozitën e dytë në grupin C2 të Ligës së Kombeve.
Kosova ka dominuar në fushë ndaj qipriotëve, ndërsa ka krijuar shumë raste.
Gol tjetër i Kosovës
Kosova po udhëheq 2:0 në ndeshjen ndaj Qipros. Është Donat Rudhani që ka shënuar në fund të pjesës së parë (45+1’).
Kosova në epërsi ndaj Qipros
Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros.
Në minutën e 22-të gol të bukur shënoi Florent Muslija.
Kosova kërkon golin e epërsisë
Kosova po rreshton sulmet në kërkim të golit të epërsisë në ndeshjen ndaj Qipros. Vedat Muriqi, Arbër Zeneli e Florent Muslija kanë provuar deri më tani, por pa sukses. Rezultati mbetet 0:0.
Stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është i mbushur me shikues.
Qipro me rast të mirë që në minutën e parë
Qipro ka rrezikuar portën e Kosovës që në minutën e parë të ndeshjes.
Por portieri Samir Ujkani ka intervenuar me sukses.
Ndeshja mes Kosovës dhe Qipros po zhvillohet në "Fadil Vokrri". Është e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

UEFA ua “shet” arabëve Ligën e Kampionëve

Premier League arrin marrëveshje rekorde për të drejtat televizive

Girona po vlerësohet “Leicesteri i ri”

Me Edgen erdhën edhe fitoret e mëdha të Trepçës

Gjimshiti lëndohet në humbjen ndaj Torinos së Vojvodës

Ringjallja e Pulishiqit te Milani, shpresë për SHBA-në për triumf në Copa America

Llapi e Malisheva e nisin të martën garën për kupë

I gjithë podiumi evropian garon në kampionatin e xhudos në Prishtinë

Goli i Manajt nuk mjafton

MKRS-ja merr “kompetencat” e kategorizimit të sporteve dhe sportistëve

City po e ndien presionin e “tripletës”
