Sport

Abraham kërkon kthimin në Angli

 

Tammy Abraham po e kërkon kthimin në Angli dhe tashmë ka paralajmëruar largimin nga skuadra e Romës në fund të këtij sezoni. “Corriere dello Sport” ka njoftuar të martën se Abraham nuk po e sheh të ardhmen e tij në Serie A dhe për këtë arsye po preferon kthimin në Premier League.

Ai tashmë ka njoftuar drejtuesit e Romës, të cilët po kërkojnë mbi 50 milionë euro për kartonin e tij.