Sport

Kosova bie për nëntë pozita në ranglistën e FIBA-s

 

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll (meshkujt) ka rënë për nëntë pozita në ranglistën e FIBA-s. Kosova në renditjen e re, të publikuar të hënën, renditet e 79-ta. Në renditjen e kaluar ishte e 70-ta. Gjatë verës, Kosova e luajti një ndeshje në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.

Humbi 105:71 nga Danimarka në udhëtim. Kosova ka përfunduar e fundit (3) në grup, pas Danimarkës dhe Norvegjisë.