Sulmuesi Ante Rebiq është rikuperuar nga lëndimi dhe do t’i kthehet në përbërje Milanit për ndeshjen kampionale kundër Empolit, ka njoftuar “Football-Italia” të hënën.
Rebiq i ka munguar Milanit në pesë ndeshjet e fundit në Serie A për shkak të lëndimit të shpinës. Ai u paraqit në dy ndeshjet e para, ku realizoi dy gola në fitoren 4:2 ndaj Udineses.
Ai tashmë i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në stërvitje dhe do të jetë gati për vikend.
Dueli mes Milanit dhe Empolit zhvillohet të shtunën prej orës 20:45 dhe i takon xhiros së tetë në Serie A.