Sport

Qipriotët vijnë të trimëruar në Kosovë për ndeshjen vendimtare

 

Kosova synonte vendin e parë në grup dhe avancimin në Ligën B të Ligës së Kombeve. Por tani i duhet ta konfirmojë vendin e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Humbja nga Irlanda e Veriut dhe fitorja e Qipros ndaj Greqisë e kanë bërë shumë të hapur garën për pozitën e dytë dhe të tretë në grupin e dytë. Greqia tashmë ka siguruar vendin e parë në grup dhe promovimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm.

Greqia i ka 12 pikë nga pesë ndeshje. Kosova është e dyta me gjashtë pikë, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Qiproja i kanë nga pesë pikë në pozitat tre e katër. Pozita e katërt në fund dërgon në plejautin për mbetje në Ligën C, përkatësisht për të shmangur rënien në nivelin inferior që paraqet Liga D.