Sport

Boks, Joyce nokauton Parkerin, fiton titullin e përkohshëm të botës në peshën e rëndë

 

Boksieri britanik Joe Joyce, ka shënuar fitore impresive me nokaut në rundin e 11-të ndaj zelandezit Joseph Parker, duke e fituar titullin e përkohshëm të botës në peshën e rëndë në versionin WBO.

Joyce 37-vjeçar dominoi përballjen me ish-kampionin e botës. Përballja u zhvillua të shtunën mbrëma në Manchester.