Sport

Qiproja mposht Greqinë, rrit gjasat për të mbetur në grup

Qiproja ka shënuar fitore të madhe ndaj Greqisë.

Të shtunën mbrëma, qipriotët mposhtën grekët me rezultatin minimal, 1:0, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, ku është edhe Kosova.

Tani Qiproja e vendit të fundit ka pesë pikë, aq sa ka edhe Irlanda e Veriut në vendin e tretë.

Kosova është e dyta me gjashtë pikë. Grupin e ka fituar Greqia dhe aktualisht ka 12 pikë në pozitën e parë.

Golin e fitores e shënoi Marinos Tzionis në minutën e 18-të.

Qiproja ndeshjen e radhës e luan kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.